×
Secondary Adv

Nasa krijon avionin me 18 motore elektrike

Share on Google+

NASA ka krijuar një avion elektrik, i cili në të ardhmen mund të ndryshojë mënyrën tonë të udhëtimit.

 

Ai quhet LEAPTech është 9.4 metra i gjatë, ka dy krahë të mëdhenj sa një e treta e atyre normalë dhe vihet në lëvizje nga 18 motorë elektrikë. Ata ushqehen (marrin energji) me bateri litiumi dhe krahët e avioni janë mjaft të lehta, pasi janë ndërtuara nga fibra karboni.

  

Secili prej 18 motorëve është i pavarur nga të tjerët dhe kontrollohen nga një kompjuter me qëllim që t’u lejojë inxhinierëve të vendosin një shpejtësi në bazë të kushteve atmosferike si  edhe për të marrë performancën më të mirë të mundshme. Ky sistem ka efekte në reduktimin e rezistencës aerodinamike të përgjithshme, që përkthehet në më shumë eficencë energjetike, më shumë shpejtësi, një drejtim më i lehtë dhe më pak zhurmë nga motorët.


Më të lexuarat