×
Secondary Adv

Projekti per ndertimin e turbinave te reja te eres, 30 meter me te larta se ndertesa Empire State

Share on Google+

Studiuesit amerikanë kanë projektuar turbinat e reja të eres, të cilat do të jenë të larta rreth 479 metër.

Ato do të prodhojnë deri në 50 megavat (MW) të energjisë elektrike, 25 herë më shumë se një turbinë tipike sot. Turbinat e reja do të jenë 30 metër më të larta se ndërtesa ikonë e Nju Jorkut, “Empire State Building”.

Për ti bërë të qëndrueshme këto struktura diametri i tyre do të jetë 400 metra. Turbinat nuk do të përballen me erën, por do të shkojnë në drejtimin të saj. Gjithashtu ato nuk do të kenë një teh të vetëm, por ata do të ndahen në segmente, duke e bërë kështu më të lehtë transportin dhe ndërtimin e tyre. Për krijimin e këtyre turbinave ekipi u frymëzua nga palmat, të cilat janë mjaft të qëndrueshme dhe u mbijetojnë stuhive, erërave të forta.


Më të lexuarat