×
Secondary Adv

Waffle rrjeti me i ri social nga Samsung

Share on Google+

Samsung ka njoftuar se është janë duke punuar për një rrjet të ri social, i cili do të jetë në dispozicion për telefonat Android.

 

Ai quhet “Waffle”. Sipas kompanisë ky aplikacion mund të përdoret si rrjet social, por ajo që e bën atë të ndryshëm nga gjithë të tjerët është mundësia që u ofron përdoruesve për të krijuar online diçka të përbashkët.

Në këtë mënyrë Samsung kërkon të lidhë të gjithë klientët e saj. Aplikacioni ende nuk është në dispozicion për të gjithë përdoruesit. Kompania tha se aplikacioni është quajtur “Waffle” për shkak të përmbajtjeve dhe imazheve që krijojnë përdoruesit. Sipas saj në fund të këtij viti aplikacioni do të jetë në dispozicion për Android dhe iOS.


Më të lexuarat