×
Secondary Adv

Keta jane 23 amerikanet qe po ndryshojne boten dhe ende jane nen 40 vjec

Share on Google+

Së fundmi “Forumi Ekonomik Botëror” ka publikuar listën e “Liderëve të Rinj Globalë” për vitin 2016.

 

Ata janë njerëz nën moshën 40 vjeç dhe u përkasin fushave të ndryshme si: aktorë, filantropë, shkencëtarë, investitorë, shkrimtarë, CEOs etj. Nga 121 veta, 23 prej tyre janë amerikanë. 

 

1. Andy Moon

Ai deri tani ka ndërtuar më shumë se 100 projekte të energjisë diellore në Nepal dhe deri në 2020 ka për qëllim ta shtrijë aktivitetin e tij në 4000 spitale dhe shkolla në mbarrë botën.

 

2. Aria Finger

Asjo është CEO e organizatës “DoSomething.org” dhe kryetare e agjencisë TMI.

 

3. Ashton Kutcher

Ai është aktor, producent, dhe investitor i teknologjisë. Në vitin 2011 ai krijoi fondacionin DNA, që më pas u riemerua “Digital Defenders of Children”. Ai kishte në fokus rolin e teknologjisë në shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

 

4. Avid Larizadeh-Duggan

Ajo është bashkëthemeluese e kompanisë online për bizhuteri “Boticca”, e cila u ble kohët e fundit nga “Wolf dhe Badger”. Gjithashtu Avid Larizadeh-Duggan është drejtuese e programit edukativ në një oragizatë jo fitimprurësë në Angli dhe këshilltare për “Founders4School” dhe Fondacionin “Breteau.”

 

5. Danae Ringelmann

 Themeluesja e platformës “Indiegogo”.

 

6. David Bray

Ai është kryetari i informacionit të Komisionit Federal të Komunikimit ( FFC, Federal Communication Commission).

 

7. Dhivya Suryadevara

Ajo që nga viti 2014 mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Menaxhimit  të të ardhurave të General Motors.

 

8. Joe Gebbia

Joe Gebbia është stilist dhe bashkë-themelues i Airbnb.

 

9. John Green

Ai është shkrimtar amerikan. Në vitin 2006 fitoi çmimin Printz. Ka shkruar disa nga novelat më të mira si: Looking for Alaska,” “An Abundance of Katharines,” “Paper Toëns,” dhe “The Fault in Our Stars.”

 

10. Julie Yoo

Ajo është bashkë-themeluesja e “Kyruus”.  Kompani, e cila ofron kujdes shëndetësor profesional.

 

11. Leslie Dewan

Ajo është një sipërmarrëse amerikane, bashkë-themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e “Transatomic Power”.

 

12. Michael Lefenfeld

Ai është themeluesi dhe Drejtori Eksekutiv i kompanisë “SiGNa Chemistry”.

 

13. Monica Yunus

Ajo ka lindur në Bangladesh, por u rrit në Nju Jork. Karrierën e saj e filloi si një këngëtare operash, pasi studioi në Juilliard. Ajo është bashkë-themeluese e organizats jo fitimprurëse “Sing For Hope”.

 

14. Nina Tandon

Ajo është drejtoreshë në kompaninë bioteknike “EpiBone”, e themeluar në vitin 2012.

 

15. Penny Abeywardena

Ajo është ish- drejtoreshë e Fondacionit Klinton, pasi në vitin 2014 formoi organizatën e saj.

 

16. Rohit Chopra

Ai iu bashkua firmës “Lazard” si drejtori i menaxhimit të të ardhurave dhe këshillues financiar. Sot ajo është një nga firmat më të mëdha dhe ka arritur të mposhtë 93% të konkurrentëve të saj.

 

17. Roland G. Fryer

Ai është ekonomist dhe njëkohësisht mësues në Universitetin e Harvard-it. Vitin e kaluar ai u bë njeriu i parë me ngjyrë që fitoi medaljen e “John Bates Clark”.

 

18. Sam Altman

Ai është një sipërmarrës, programues dhe bloger. Sam Altman është Presidenti i “Y Combinator” dhe bashkë-kryetar i “OpenAI”.

 

19. Sarah Daubenspeck

Sarah Daubenspeck është administratore e CFO-së dhe grupit “Enterprise Value”. Ajo është specializuar në teknologjinë e lartë dhe kujdesin shëndëtësor.

 

20. Seth Moulton

Ai është ushtar amerikan, i cili ka shërbyer për 4 ture në Ira. Seth Moulton u nderua me dy medalje dhe në vitin 2014 u zgjodh në senat.

 

21. Shivani Siroya

Shivani Siroya në vitin 2011 themeloi e mikrofinancave të quajtur “InVenture”. Ajo e themeloi atë me shpresën që pronarët e bizneseve të vegjël të kishin një mundësi ku të merrnin para duke mos ua mohuar si bankat për një kriter të vogel: të kesh një rezultat të ulët të kreditit.

 

22. Vanessa Kerry

Ajo është vajza e sekretarit të shtetit amerikan John Kerry. Në vitin 2012 themeloi organizatën jofitimprurëse “Seed Global Health”.

 

23. Yao Zhang

Ajo është bashkë-themeluesja dhe njëkohësisht menaxherja e “Roboterra-s”. Qëllimi i saj ishte të mësonte fëmijët në mbarë botën të kodonin. Për të realizuar ambicien e saj ajo krijoi edhe “Origin Kit”.


Më të lexuarat