
8 parashikime te cuditshme qe nuk u bene realitet asnjehere
Vizioni ynë për të ardhmen gjithomë ka qenë më i nderlikuar sesa ajo që kemi gjetur me kalimin e kohës. Herë pas here ka pasur sugjerime të ndryshme nga fantashkenca si: ushqime në formën e ilaçeve, makina fluturuese, robot shërbëtor etj.
Por disa futuristë kanë përfytyruar botë të reja më të guximshme, të cilat me kalimin e kohës janë harruar. Me poshtë po listojmë disa prej tyre:
1. Deri në vitin 2000 shkronjat C, X dhe Q do të zhduken (1900)
“Keto profeci mund te duken te çuditshme, pothuajse te pamundura” shkruhet në një artikull të gazetës Ladies’ Home Journal te vitit 1900. “Por këto mendime kanë ardhur nga mendjet më konservative dhe më të lexuara në Amerikë”. Shkronjat C, X dhe Q do të zhduken nga alfabeti pasi ato janë të panevojshme.
2. Biçikleta fluturuese (1909)
Ne vitin 1909, Jules Boius parashikoi një lloj “biçiklete fluturuese”që secili mund ta përdorte sipas dëshirës, për të fluturuar larg sipër tokës.
3. Gjithçka do të mbulohet me plastik dhe ushqimi do të vijë në kuti të ngrira (1950)
Waldemar Kaempffert, redaktuesi i “The New York Times”, përfyturoi një të ardhme ku çdo gjë do ishte e reciklueshme. Ai përshkruante sesi gjithçka do të ishte krijuar nga fabrikate sintetike dhe plastike për t’i rezistuar katastrofave.
4. Televizioni 3D, i cili kishte aftësin për të nuhatur (1950)
Deri në vitin 2000 parashikohej të ekzistonte një televizor me ngjyra, i cili do të kishte edhe shqisën e nuhatjes. Për shembull dhoma do të mbushej me aromën e një kopshti lulesh që do shfaqej në ekran.
5.Udhëtime në hapësirë për të gjithë (1952)
Në 1952 shkencëtaret parashikuan se në të ardhmen për shkak të sëmundjeve vdekjeprurëse të përhapura në masë, si edhe mbipopullimit njerëzit mund të transportoheshin në hapësirë.
6. Shtëpi nëntokësore dhe kuzhina të automatizuara (1964)
Isaac Asimov mendonte se në vitin 2014 teknologjia do të zhvillohej aq shumë sa mund të kontrollonte gjithçka si: dritat, tubacionet, ndërtimet, transportin etj. Gjithashtu, sipas tij kuzhinat e gatimit do të pajisen me vakte automatike psh: bukë të thekur, vezë të ziera, të skuqura, kafe e të gjitha me rradhë. Mëngjesi mund të përgatitej në mënyrë të tillë që të nesërmen të ishte gati në një orë të caktuar.
7. Dushe të përbashkët për shtëpitë hipi (1972)
Në vitin 1972 ajo që ata e quanin “kultura e flokëve të gjatë” parashikohej të zgjaste shumë në kohë. Kështu nga ekspertët e dizenjimit të brendshëm të shtëpive u paramendua të ndërtoheshin fjetore, kuzhina madje edhe dushe të përbashkëta. Vetëm dhomat e gjumit do të ishin individuale.
8. Koloni në Hënë (1982)
Futuristja Barbara Hubbard parashikoi për vitin 2002 se do të kishte mundësi për civilizim kozmik. Megjithatë ajo parashtroi edhe faktin se njerëzit duhet të zbrapsen nga shkatërrimi dhe t’i përkushtohen ndërtimit, në mënyrë që të realizohej kjo ëndërr.
Më të lexuarat








