×
Secondary Adv

SHBA, kete vit perfundon ndertimi i fermes se pare ne det me turbina ere

Share on Google+

General Electric (GE) është duke bashkëpunuar me kompaninë e energjisë së pastër “Deepwater Wind” për një projekt të ri. Së bashku ato do të ndërtojnë fermën e parë të turbinave të erës në det të hapur në SHBA.

 

Ajo do të vendoset në jug të ishullit “Rhode” afër “Block Island”. Kompanitë njoftuan se kanë në plan për ta përfunduar fermën këtë vit.

“Block Island” ndodhet rreth 20.9 kilometër në jug të “Rhode” dhe aty banojnë pak a shumë 1000 banorë. Kur ferma të mbarojë së ndërtuari ajo do të prodhojë 90 % të energjisë elektrike që ky ishull ka nevojë. Turbinat janë të mëdha, secila prej tyre mund të gjenerojnë gjashtë megavat. Sipas GE, ato janë rreth dy herë më të larta se Statuja e Lirisë. Kur ferma të përfundojë ajo do të përfshijë 5 prej kërtyre mega turbinave.


Më të lexuarat