Njihuni me paisjen qe mund te pastroje ajrin e shtepise deri ne 99.7 per qind
Kompania britanike “Dyson” ka krijuar një paisje, e cila mund të pastrojë ajrin e shtëpisë sonë deri në 99.7%.
Ky produkt lidhet me smartpho-in tuaj dhe nëpërmjet një aplikacioni dhe më pas ju tregon cilësinë e ajërit të ambjentit ku ju ndodheni. Aplikacioni “Dyson Link” është në dispozicion për paisjet iOS dhe Android.
Sipas të dhënave të mbledhura nga “Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit”, ndotja e ajrit brenda shtëpisë është deri në 5 herë më e lartë se ndotja e atij jashtë dhe padyshim që njerëzit duan ta zvogëlojnë atë sa më shumë të jetë e mundur.
Prandaj dhe qëllimi i kompanisë me krijimin e këtij pastruesi revolucionar është të ndihmojë njerëzit të mbajnë sa më pastër ajrin brenda shtëpive të tyre. Duke përdorur një filtër të veçantë, kjo paisje mund të heqë nga ajri të gjithë ndotësit duke përfshirë: bakteret, mykun, polenin madje edhe aromat.Ai është në dispozicion në treg për 500 dollarë ose 350 paund.