×
Secondary Adv

Kompania kineze arrin te prodhoje smartphon-in me dy ekrane

Share on Google+

Kompania kineze “Gionee”, së fundmi ka krijuar një smartphone me kapak dhe dy ekrane.

 

I quajtur “Gionee W909”, ai ka dy ekrane 4.2 inç të dy IPS LCD me rezolucion 720 piksel. Ky telefon ka një memorie 64GB, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera parësore e tij është 5 megapiksel, ndërsa ajo e prapme 16 megapiksel. Përmasat e telefonit janë 124.1 x 62.8 x 16.5 mm dhe peshon 207 gram. Ai ka bateri me kapacitet 2,530mAh dhe një USB të tipit C. Poshtë kamerës ka një skaner të gjurmëve të gishtave, i cili mund të zhbllokojë celularin për 0.38 sekonda. Smartphon-i Gionee W909 kushton 550 euro.


Më të lexuarat