×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne drurin transparent, i cili ne te ardhmen mund te zevendesoje xhamin

Share on Google+

Dritaret prej xhami së shpejti mund të jenë pjesë e së kaluarës. Shkencëtarët nga “Instituti Mbretëror i Teknologjisë KTH”në Stokholm kanë krijuar një material druri transparent, i cili mund të ndryshojë mënyrën se si ne do të ndërtojmë ndërtesat dhe panelet diellorë.

 

Ata thonë se materiali i ri është i përshtatshëm për prodhimin në masë dhe ka një kosto të ulët. Nëse ai përdoret në ndërtimin e shtëpive apo ndërtesave të tjera ka mundësi të përmirësojë ndriçimin e brendshëm të tyre duke lejuar dritën natyrore të hyjë përmes mureve. Kjo do sjellë edhe ulje të kostove të ndriçimit artificial.

Hulumtuesit thonë se ky material i ri ofron mundësi përdorimi në një shkallë të gjerë. Ai gjithashtu mund të përdoret për dritare apo fasada gjysmë-transparente për të lejuar dritën të hyjë, por njëkohësisht të ruajë edhe privatësinë. Për të krijuar drurin  transparent, shkencëtarët  kanë hequr kimikisht “lignin” nga mostrat e drurit komercial.

“Lignin” është një polimer strukturor tek bimët , i cili mund të gjendet në muret e qelizave, duke bllokuar 80 deri 95 për qind të dritës. Megjithatë kjo nuk sjell krijimin e një materiali transparent. Kur hiqet ligni fitohet vetëm një dru i bardhë, pandaj shkencëtarët i kanë shtuar atij akrilik për ta bërë të tejdukshëm dhe për të lejuar dritën të depërtojë.


Më të lexuarat