×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne nje pajisje, e cila kthen mbetjet plastike ne ushqim

Share on Google+

Mikrobiologët nga Universiteti “Utrecht” në bashkëpunim me  dy dizenjues nga studioja austriake e dizajnit “Livin” kanë krijuar një paisje të quajtur “Fungi Mutarium”. 

 

Ajo është e aftë të kthejë mbetjet plastike, në kërpudha të ngrënshme.

Kërkimet shkencore kanë treguar se kërpudhat mund të shkatërrojnë materiale toksike si dhe mbetjet plastike duke i kther ato në një biomasë ushqimore kërpudhore. “LIVIN” e ka filluar punën e saj me kërpudhat “Schizophyllum” dhe “Pleurotus.” Këto specie mund të gjenden pothuajse kudo në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë dhe Australi.

Paisja ka kupa, të cilët përmbajnë agar ose si njihet ndryshe FU. Agar-i është një lloj xhelatine, e cila përzjehet me niseshte dhe sheqer për të siguruar përbërësit e nevojshëm që kërpudhat të rriten. Kupat mbajnë kërpudhat, të cilat përdoren për të tretur plastikën, e cila gjithashtu është sterilizuar me anë të rrezeve UV. Pasi plastike është tretur, kupat prej agari dhe përmbajtja brenda tyre bëhen të tretshme. Zakonisht ky proces zgjat disa muaj.


Më të lexuarat