Samsung sjell se shpejti ne treg smartphon-in qe paloset
“Samsung” do të hedhë në treg smartphon-in e ri, i cili mund të paloset. Kompania ka kohë që punon për këtë model të ri të telefonit dhe me sa duket kjo do të bëhet realitet së shpejti.
Sipas faqes koreane të lajmeve ETNews, Samsung po punon për prodhimin e modelit "smartlet", të cilin do ta prezantojë zyrtarisht në vitin 2017. Po çfarë është një smartlet?
“Smartlet” do të jetë një kategori e re e telefonit që paloset dhe kthehet në tablet, kur shpaloset. Drejtori ekzekutiv i Samsung Lee Chang-Hun tha: “Zhvillimi i OLED-it që paloset është duke ndodhur tani, dhe është pjesë e planeve tona. Prodhimi masiv i këtij lloji të ekranit është duke u diskutuar me partnerët tanë.” Ende nuk dihen shumë detaje dhe veçori të këtij modeli, por sipas ETNews ekrani i kësaj paisje do të jetë 5 inç (12.7 cm) kur të jetë në formën e telefonit dhe 7 inç (17.7 cm) kur të jetë në formën e tabletit. Megjithatë, ende mbetet për tu parë se so do të jetë versioni final i këtij smartphon-i.