Secondary Adv

Astronomet zbulojne planetin qe ka tre diej

Share on Google+

Astronomët kanë zbuluar një planet të largët, me madhësinë e Jupiterit, i cili ka tre diej në qiellin e tij.

 

Ai u gjet nga një ekip, që punon në Qendrën e Astrofizikës “Harvard-Smithsonian”. Planeti, i quajtur KELT-4AB rrotullohet rreth një ylli. Ylli rreth të cilit ai rrotullohet ka afër edhe dy  yje të tjerë. Sipas studimit yjet binjakë janë aq afër planetit saqë mund të shihen në horizontin e tij dhe kanë ndriçim sa hëna e plotë në tokë.

I njohur ndryshe edhe si “Hot Jupiter” (Jupiteri i nxehtë) planeti është i pozicionuar jashtëzakonisht shumë afër me yllin e tij mëmë, i njohur si Kelt-A. Atij i duhen rreth tre ditë për të rrotulluar yllin e tij kryesor. Kurse dy të tjerët (Kelt B dhe C) janë më larg dhe orbitojnë njërin-tjetrin për 30 vjet. Nëse do të ishit në sipërfaqen e planetit, dielli Kelt-A do të do të dukej 40 herë më i madh se Dielli ynë këtu në Tokë, kurse dy të tjerët të ngjashëm me dy hëna të vogëla.


Më të lexuarat