![Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore](images/posts/Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore.jpg)
Qytetet me te medha ne bote
Disa njerëz kënaqen me natyrën dhe ajrin e pastër, por ka të tjerë që preferojnë jetën e zhurmshme të qytetit. Kjo, sepse ata janë qendra e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social.
Në vijim ju sjellim listën e 10 qyteteve më të mëdha në botë duke u bazuar në numrin e banorëve që jetojnë aty. Ata janë:
1. Lagos, Nigeri (21,000,000 banorë)
Lagos është qyteti më i madh i Nigerisë: vetëm këtu numërohen më shumë se 21 milionë banorë! Ky qytet ka një nga standardet më të larta të jetesës, jo vetëm në Nigeri, por edhe në Afrikë. Aty ndodhen institucionet financiare, bankat komerciale dhe korporatat më të mëdha të vendit.
2. Sao Paulo, Brazil (21,000,000 banorë)
Brazili është republikë federale demokratike dhe ka një popullsi prej 198.946.470 banorë. Këtu më shumë se dy të tretat e popullsisë jeton në qytete dhe se San Paolo është një një prej qyteteve më të populluara në botë.
3. Karaçi, Pakistan (23 500 000 banorë)
Pakistani ëhstë një shtet, i cili ka pësuar një rritje shumë të madhe të popullsisë në 15 vitet e fundit. Sot këtu gjejmë 177.593.383 banorë dhe këtu popullsia është e ngjashme me me atë të Indisë, duke shkuar drejt kufijve gjenden popullata me ndikime iraniane apo tibetiane. Karaçi është qyteti më i populluar në Pakistan, 23 500 000 banorë.
4. Qyteti i Nju Jorkut, SHBA (23 632 722 banorë)
Qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara është Nju York-u. Ai përshkruhet edhe si kryeqytet kulturor dhe financiar botëror, pasi këtu janë përqëndruar fusha të ndryshme si: tregëtia, financat, moda, teknologjia, arsimi etj.
5. Pekin, Kinë (24,900,000 banorë)
Pekini është kryeqyteti i Republikës Popullore të Kinës dhe një nga qytetet më të populluara në botë, me më shumë se 24 milionë banorë.
6. Shangai, Kinë (25,400,000 banorë)
Qyteti më i madh kinez, i cili kalon 25 milion banorë është Shangai. Ai është një qendër globale financiare dhe i njohur për monumentet e tij historike.
7. Delhi, Indi (25 703 000 banorë)
India është një shtet me popullsi të dendur që numëron 1.224.614.327 banorë dhe sipas disa studimeve të fundit, pas vitit 2025 ajo do të mund të kalojë edhe Kinën për nga ky numër. Qyteti më i madh i saj është Nju Delhi.
8. Seul, Korea e Jugut (26 100 000 banorë)
Kryeqyteti i Korenë e Jugut, Seul është zona e dytë më e madhe metropolitane në botë me mbi 25.6 milionë banorë. Ai ka disa vende që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s përfshirë: Pallatin “ Changdeok”, Kalanë “Hëaseong”, Faltoren “Jongmyo” dhe “Namhansanseong.” Ai gjithashtu konsiderohet dhe si një nga vendet më të vizituara në botë.
9. Xhakarta, Indonezi (30 326 103 banorë)
Indonezia është një nga vendet më të populluara në botë me 244.870.937 banorë. Ky shtet banohet nga mbi 300 etni, të ndarë në dy grupe të mëdha: protomales-ët, ose populli vendas dhe deuteromales-ët ose ndryshe ata të cilët janë vendosur në Indonezi kohët e fundit, kryesisht popullsi myslimane. Qyteti më i madh këtu është Xhakarta me mbi 30 milion banorë.
10. Tokio, Japoni (37 126 000 banorë)
Qyteti më i madh në botë është Tokio me mbi 37 milion banorë. Ai është kryeqyteti i japonisë dhe një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore.
Më të lexuarat
![Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore](images/posts/Hilti PROFIS Engineering - Zgjidhja për projektimin e instalimeve strukturore.jpg)
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)