×
Secondary Adv

Washingtoni nderton uren me te gjate lundruese ne bote

Share on Google+

Liqeni i Washington-it është aq i thellë sa kullat mbështetëse dhe për ndërtimin e një ure tradicionale do duhej të ishin të larta sa kulla e vëzhgimit “the Space Needle” në Seattle.

 

Si rezultat, inxhinierët ndërtuan urën më të gjatë lundruese në botë, e cila përfundoi këtë muaj. E quajtur SR 520, ajo është  2309.774 m duke lënë pas të gjitha paraardhëset e saj.

Ura e vjetër, e cila u hap në vitin 1963 do të shkatërrohet më vonë dhe materialet e saj do të riciklohen ose do të ripërdoren. Përveç gjatësisë e saj mbresëlënëse, ura e re ka edhe përmirësime të tilla si: një rrugë 4.3 metër të gjerë për këmbësorët dhe biçikletat. Ajo është projektuar për të qënë rezistente ndaj valëve, tërmeteve dhe erërave me shpejtësi deri në 143 km/h.

Kjo urë mund të zgjasë për të paktën 75 vjet, por drejtori ndërtimit Dave Becher tha se ajo  mund të zgjasë për një “kohë të pacaktuar”, nëse mirëmbahet ashtu si duhet. Për ndërtimin e SR 520 u deshën më shumë se 4 vjet dhe në inagurimin e saj morrën pjesë mbi 12.000 persona.


Më të lexuarat