×
Secondary Adv

Cube, gjeneratori qe prodhon energji nga gazi natyror, pa bere zhurme dhe pa ndotur mjedisin

Share on Google+

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për energji të rinovueshme, pothuajse të gjitha vendet e botës ende mbështeten tek nafta, gazi natyror dhe qymyri.

 

Ndërkohë, synimi është të zbulohen mënyra të reja për të përftuar sa më shumë energji nga burimet minerare dhe njëkohësisht të ulet niveli i ndotësve të mjedisit.

Gjeneratorët elektrikë vazhdojnë të përdoren akoma në masë të gjerë nga njerëzit, por ata janë të zhurmshëm dhe ndotin ajrin. Në një të ardhme të afërt ata mund të zëvendësohen lehtësisht nga gjeneratorët elektrokimikë pa zhurmë dhe që punojnë me gaz natyror. Një i tillë është gjeneratori i firmës “Redox”, i quajtur “The Cube”.  Ai për të prodhuar energji elektrike përdor gaz natyror.

Dioksidi i karbonit që çlirohet prej tij është 50% më pak se ai që çlirohet nga një gjenerator i zakonshëm. Për më tepër, ai është më i lehtë, më i vogël, nuk bën zhurmë dhe mirëmbahet kollaj. Zhvillimi i mëtejshëm i këtij projekti mbështetet nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së dhe mendohet se do të dalë në treg në vitin 2018.


Më të lexuarat