Kamionat autonome dalin per here te pare ne rruget e Europes
Rreth kamionëve autonomë, si mjete transporti për të ardhmen është folur për një kohë të gjatë dhe duket se tani kjo është bërë realitet.
Jo më larg se dje në rrugët e Suedisë, Danimarkës dhe Gjermanisë kanë dalë kamionat e parë autonomë. Ata kanë udhëtuar për më shumë se 2000 kilometër.
Nësë ju keni menduar se kjo nuk është një ide e mirë, atëherë jeni gabuar. Statistikat kanë treguar se 90% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga pakujdesia e njerëzve. Kështu duke përdorur këto mjete transporti (duke eleminuar shoferët) jo vetëm që do të ulet norma e aksidenteve, por edhe do të reduktohen bllokimet në trafik.Kamionët autonomë qëndrojnë së bashku duke përdorur GPS, hidrolokator dhe wi-fi, të cilat u sigurojnë aftësi pothuajse të menjëhershme vendimmarrëse. Automjetet përdorin gjithashtu një radar me reze të ngushtë për të parë automjetet para tyre, për të gjykuar shpejtësinë dhe për të ruajtur distancën.