×
Secondary Adv

Krijohet stilolapsi inteligjent, i cili transferon shenimet nga letra ne smartphon-in tuaj

Share on Google+

Kompania “Moleskine” ka krijuar një “set inteligjent shkrimi”, i cili dërgon automatikisht shënimet tuaja nga letra në telefon. Seti përfshin stilolapsin  inteligjent, tabletin “letër” dhe një aplikacion për paisjet iOS dhe Android.

 

Letra është ndërtuar duke përdorur teknologjinë “NcodeÔ”, e cila në thelb fsheh një rrjet të padukshëm në letër. Kjo bën të mundur, që stilolapsi “inteligjent” të njohë pozicionin e tij tek faqja dhe te blloku i shënimeve.

  

Vetë stilolapsi  është i bërë nga alumini. Ai ka një kamera të fshehur, e cila gjurmon dhe dixhitalizon fjalët e shkruara. Shënimet dhe vizatimet mund të dërgohen në aplikacionin e quajtur “Moleskine Notes” për iPhon-in dhe “Neo Notes” për platformën Android duke klikuar ikonën e zarfit në këndin e sipërm të “tabletës letër”. Aty përdoruesit mund ti modifikojnë (psh duke përdorur ngjyra) ato ose mund ti ndajnë me të tjerët. Seti kushton 199 dollarë ose 141 paund.


Më të lexuarat