×
Secondary Adv

Aplikacioni me i ri, qe ju shperblen me para nese ngisni mire makinen

Share on Google+

Kompania më e madhe e sigurimeve në Gjermani ka krijuar një aplikacion, i cili ju jep para nësë ju drejtoni mirë makinën tuaj.

 

Aplikacioni i quajtur “Bonus Drive” është ofruar nga kompania e shërbimeve financiare në Mynih Allianz. Ai vlerëson çdo hap të lëvizjes me makinë, shpejtësinë e përgjithshme, kohën e frenimit, mënyrën sesi merrni kthesat si dhe pozicionimin e saj.

“Me Bonus Drive ne kemi sjellë sigurimin e makinës në moshën dixhitale”: tha Frank Sommerfeld, një anëtar i bordit Allianz. “Dhe aplikacioni është thjesht fantastik për tu përdorur. Unë e përdor atë vetë dhe më duket shumë emocionuesë që pas çdo udhëtimi të marrësh një raport  të menjëhershëm”: shtoi ai. Më pas shoferët do të shpërblehen në varësi të raportit që ka dhënë alikacioni në fund të çdo udhëtimi, më tre lloje çmimesh: të arta, argjendta dhe të bronxta.

 

Shoferët e çmimit të artë marrin 30% të shumës që ata kanë paguar për sigurimin e automjetit të tyre, shoferët e çmimit të argjendtë 20% dhe të bronxit 10%.c Kurse shoferët e rinj, të cilët janë studentë të gradës kompania ka premtuar një reduktim prej 40% të kostos të sigurimit për vitin e tyre të parë. Ky aplikacion është krijuar për të ulur numrin e aksidenteve dhe shkeljes të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos nga të rinjtë.


Më të lexuarat