×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne Carbyne, materialin me te forte ne bote

Share on Google+

Pas më shumë se 50 vjet, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Vjenës kanë gjetur një mënyrë jo vetëm për ta sintetizuar “Carbyne”, por edhe për ta prodhuar atë në masë.

 

“Carbyne” është një formë një dimensionale e karbonit. Ai është 40 herë më i fortë se diamanti dhe 2 herë më i fortë se grafeni, duke tejkaluar kështu të gjitha materialet e tjera.

Ai u propozua për herë të parë në vitin 1885 nga Adolf von Baeyer, i cili përshkroi ekzistencën e karbonit linear acetylenic ose të një zinxhiri të gjatë pafund karboni, i njohur si Carbyne. Por studiuesi gjthashtu paralajmëroi se ky material do të mbetet i paqartë për shkak të paqëndrueshmërisë së tij ekstreme.

Ekipi i shkencëtarëve i udhëhequr nga Thomas Pichler, tashmë ka gjetur tashmë një mënyrë për prodhimin e këtij materiali në masë. Ai përbëhet nga më shumë se 6 400 atome karboni.


Më të lexuarat