Makinat autonome brenda 5 viteve edhe ne rruget e Australise
Makinat autonome brenda 5 viteve do të dalin edhe në rugët e Australisë. Këtë lajm e bëri të ditur ministri i transportit Andrew Constance, ditën e hënë gjatë samitit për të ardhmen e transportit në Sidnei.
“Ne do të kemi makina autonome në rrugët tona, në rrethinat tona,”: tha ai për gazetarët.
Qeveria njoftoi gjithashtu për krijimin e një institucioni të quajtur “Smart Innovation Centre”, i cili do të mirëpresë kërkimet mbi efektet e transportit në zhvillim si dhe të teknologjisë rrugore.
“Sigurisht, që kemi një punë të madhe përpara! Ne duhet të ndryshojmë planifikimin tonë të transportit, rrjetin rrugor, mënyrën me të cilën dritat e trafikut janë konfiguruar, kufijtë e shpejtësisë etj,”: tha ministri. Përveç makinave, qeveria australiane synon edhe automatizimin e transportit publik.