×
Secondary Adv

Forest City, projekti i dizenjuesit kinez per ndertimin e nje qyteti ekologjik

Share on Google+

Një kompani kineze ka prezantuar projektin për ndërtimin nga fillimi të një qyteti jo vetëm të teknologjisë së lartë, por edhe ekologjik.

 

Projekti i quajtur "Forest City" do të ndërtohet në një zinxhir të katër ishujve të bonifikuar, të cilët ndodhen midis Singaporit dhe Malajzisë. Deri tani kompania "Country Garden Holdings" ka financuar 534 milion dollarë. "Forest City" do të ketë një vijë bregdetare afërsisht 32 km dhe do të strehojë më shumë se 700 000 njerëz.

Çatia e çdo ndërtese do të jetë në gjendje të mbledhë dhe të largojë prurjet e ujit, për depozitim apo pastrim, një tipar ky që tashmë gjendet në shumë ndërtesa në Singapor. "Forest City" do të ketë kulla të veshura me bimësi dhe një rrjet të dendur tunelesh nëntokësorë. Kur të përfundojë ai do të përmbajë 24.000 bimë në të gjitha anët e kullës 117 metër të lartë, duke përfshirë edhe 6,000 shkurre (kaçube) dhe 18.000 bimë me gjelbërim të përhershëm.

Aty do të ketë gjithashtu pishina reflektuese, kopshte të varur, vendkalime për këmbësorët dhe ujëvara. Makinat do të parkohen nën tokë me qëllim që rrugët kryesore të mbahen të pastra dhe të qeta. Për prodhimin e energjisë qyteti sigurisht që do të përdorë energjinë diellore në vend të gazit apo qymyrit.

Nëse projekti arrin të përfundojë (nuk është përcaktuar ende data) kostoja totale e tij do i kalojë 40 miliard dollarë.

  


Më të lexuarat