Secondary Adv

Mikro robotet prej grafeni mund te pastrojne oqeanet nga ndotjet deri ne 95 per qind

Share on Google+

Nuk ka asnjë dyshim se ne e kemi ndotur ujin e deteve dhe oqeaneve në një gjendje, e cila duket e vështirë për tu riparuar. Kjo ndotje jo vetëm sjell zhdukjen e ekosistemeve të rëndësishme, por ndikon edhe te uji i pijshëm.

 

Për minimizimin e këtij problemi shkencëtarët propozojnë përdorimin e grafenëve. Ata mund të pastrojnë ujin nga metalet e rënda apo ndotës të tjerë. Disa teste kanë treguar se mikro robotët prej grafeni mund të pastrojnë pothuajse 95% të ujit në periudha të shkurtra kohore.

 

Sot aktiviteti industrial shkakton ndotje të ujit më shumë se kurrë dhe sipas disa llogaritjeve të bëra nga shkencëtarët, në vitin 2050 në dete dhe oqeane do të ketë më shumë lëndë plastike se sa peshq.

Mbetjet e metaleve si: arseniku, zhiva dhe kadmiumi në disa zona janë hedhur në një shkallë të lartë, gjë që përbën një problem delikat për jetën detare aty. Mikro robotët prej grafeni u krijuan nga një ekip ndërkombëtar studiuesish dhe kanë 3 përbërës kryesorë: Një shtresë e jashtme e oksidid të grafenit, një bërthamë nikeli dhe një shtresë e brendshme platini, mikro robotët mund të bëjnë më shumë sesa ju mund ta imagjinoni.

Robotët e grafenit janë të ripërdorshëm dhe madhësia e secilit prej tyre është sa gjerësia e një fije floku të njeriut. Pasi ata kanë bërë pastrimin, tërhiqen duke përdorur një rrymë të fortë magnetike, kurse metalet e rënda largohen duke përdorur një solucion acidik.


Më të lexuarat