Dizenjuesit krijojne sistemin unik per hapjen e vetratave prej xhami
Kompania australiane “Vitrocsa” ka krijuar një sistem unik për vetratat prej xhami. Sistemi i quajtur “Turnable Corner”, i lejon ato të rrëshqasin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, jo vetëm në të majtë dhe në të djathtë, por edhe nëpër cepa.
Vetratat mund të lëvizin pa problem përgjatë një trajektore të lakuar ose këndore dhe pastaj të grumbullohen në një pjesë të ndërtesës (për shembull pas një dollapi rrobash), duke e lënë të gjithë hapsirën të hapur.
Sistemi i “Vitrocsa-s” përdor xhamin si një element kryesor strukturor. Të gjitha shinat dhe kornizat janë të fshehura brenda arkitekturës, duke bërë të mundur që korniza shumë të holla të mbajnë panele të mëdha prej xhami. Dizajni i këtyre dyerve përfshin cilindra, të cilët eliminojnë nevojën për përdorimin e shinave të rënda dhe të trasha. Në dysheme do të duken dy çarje(vrima) 10mm.
Sistemi “Turnable Corner” nga “Vitrocsa” ju jep mundësi të shumta të hapjes së dyerve (jo vetëm majtas-djathtas dhe anasjelltas), si edhe maksimizimin e lidhjes midis hapësirave të brendshme dhe mjedisit rrethues.