×
Secondary Adv

Njihuni me jahtin luksoz, i cili ka formen e nje disku fluturues

Share on Google+

Një grup dizenjuesish italianë kanë projektuar një jaht, i cili duket si një disk fluturues.

 

I quajtur Jet Capsule, jahti përbëhet nga dy gjysëm sfera dhe nga kuverta në formë rrethore. Megjithëse ai duket si një anije kozmike alienësh, pronarët mund ta rregullojnë atë sipas dëshirës së tyre. 

Sipërfaqja e tij mund të pëdoret si një kopësht me bar dhe pemë ose si një rrugë për çiklizëm apo thjesht për të ecur. Pjesa e brendshme do të ketë një dhomë 2.2 metër të lartë, ndërsa jahti vetë do të ketë një lartësi rreth 6 metër. Ai do të ketë një kuzhinë, një sallë pritjeje, si edhe objekte të tjera luksoze, pavarësisht hapësirës së kufizuar.

Ata thanë se Jet Capsule është ekologjik, pasi ai energjinë e prodhon duke përdorur panelet dilellorë ose turbinat e erës. Gjithashtu jahti është i pajisur me një motor elektrik dhe një gjenerator uji, i cili e kthen ujin e kripur ose shiun në ujë të pijshëm. Ekipi tha se ai mund të strehojë brenda deri në 13 persona dhe do të ketë një shpejtësi maksimale deri në 59.9km/h.


Më të lexuarat