×
Secondary Adv

10 zhvillimet teknologjike qe po ndryshojne boten

Share on Google+

Në këtë artikull do të listojmë disa nga zhvillimet teknologjike, që në të ardhmen do të ndryshojnë botën në të cilën jetojmë.

 

Ato janë:

 

1. Prodhimi i energjisë elektrike nga panelet diellorë

Popullsia  do te vazhdoje te rritet, po kështu edhe nevojat për energji elektrike. Sot metoda më ekonomike dhe ekologjike për ta prodhuar atë është me anë të energjisë diellore, duke përdorur panelet diellorë.

 

2.  Zhvillimi i bujqësisë në ambiente të mbyllura duke përdorur sistemin LED 

 

3. Printimi 3D

Printerat 3D janë tashmë një realitet, por nuk janë ende ekonomikisht të perballueshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ata sot janë mjaft të sofistikuar. Vetëm brenda disa viteve me anë të tyre mund të prodhohen medikamente ose organe.

 

4. Dronët

Sot ata janë vetëm një risi në fluturim, por në të ardhmen dronët premtojnë të bëhen një mjet shumë i rëndësishëm për synime nga më të ndryshmet, nga transporti i mallrave, deri te spërkatja e fushave për fermerët 

 

5. Prodhimi In-Vitro i produkteve të mishit. Ideja: Prodhimi i mishit të kafshëve në kushte laboratorike. 

 

6. Nanoteknologjia

Nanomaterialet janë të prodhuar në përmasat e një atomi apo milekule, nën 100nm. Në të ardhmen ka mundësi që ato të injektohen në trupin e njeriut dhe të shërbejnë si një sistem imunitar artificial.

 

7. Robotët

Në të ardhmen robotët do të jenë fizikishtmë superiorë se njerëzit dhe të pajisur me një tru funksional të krijuar nga bashkimi i hardëare dhe software.  Sipas disa parashikimeve brenda 2050, numri i robotëve në vendet e zhvilluara do të kalojë atë të njerëzve.

 

8. Realiteti i zmadhuar

Në fillim kemi pasur filma 3D pastaj IMAX –in e sofistikuar, 4D dhe 5D. Tani duket se është rradha për realitetin e zmadhuar, i cili të lejon të shikosh një lloj tjetër realiteti të prodhuar nga tingujt dhe lëvizjet e kompjuterit.

 

9. Interneti i gjërave

Së shpejti paisjet inteligjente apo objektet e tjera që ju keni do të lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një rrjeti të padukshëm, i quajtur “Interneti i Gjërave”.

 

10. Mega kujtesa

Studiuesit në "IBM" po perfeksionojnë kujtesën me anë të një teknologjie, e cilapërdor elektronet për të ruajtur të dhënat. Zhvillimi i një kujtese të tillë teknologjike mund t'i japë rrugë krijimit, duke bërë të mundur krijimin e mjeteve dhe aplikimeve që askush s'i ka imagjinuar.


Më të lexuarat