×
Secondary Adv

The Mosquito Killer, posteri qe vret mushkonjat dhe parandalon virusin Zika

Share on Google+

Në rrugët e Brazilit janë vendosur disa postera të rinj me qëllim për të tërhequr dhe vrarë mushkonjat.

 

Posterat të quajtur “Mosquito Killer”, të cilët janë krijuar dy agjensi reklamash ‘Posterscope’ dhe ‘NBS’, lëshojnë dioksit karboni dhe acid laktik për të imituar frymën dhe djersën e njeriut.

Të tërhequra nga këta dy elementë, mushkonjat futen aty dhe bllokohen aty  deri sa ngordhin. Posterat mund të joshin mushknonjat në një rreze deri në 2.5 km. Qëllimi i krijimit të tyre sipas agjensive është për të luftuar virusin Zika, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë Brazilin dhe Amerikën Latine.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Brazil janë regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste me Zika që nga prilli i vitit 2015.


Më të lexuarat