×
Secondary Adv

Inxhinieri suedez krijon bicikleten, qe duket gati si nje makine

Share on Google+

Inxhinieri suedez Michael Kjellman ka krijuar një biçikletë, e cila mund të udhëtojë në çdo lloj moti dhe terreni.

 

Ajo quhet “PodRide” dhe është një  biçikletë me katër rrota e mbuluar nga një pëlhurë e papërshkueshme nga uji, e projektuar për tu dukur gati si një makinë e vërtetë.

Ajo është e gjatë sa një makinë e vogël dhe e ngushtë mjaftueshëm për tu drejtuar në një rrugë biçikletash. Ajo është e pajisur me rrota të dhëmbëzuara dhe ecën me lehtësi në kthesa, si dhe në akull apo në dëborë. “PodRide” ka një motor elektrik, arrin shpejtësinë mbi 24.9km/h dhe më të mund të udhëtosh deri në 59 km. Michael Kjellman filloi një fushatë në Indiegogo për të mbledhur para me qëllim  që të përhapë idenë e tij dhe brenda 22 ditëve ai mblodhi 30 000 dollarë.


Më të lexuarat