Njihuni me dronin, i cili ne te ardhmen mund tu sherbeje kafene
Një universitet hollandez ka hapur kafenenë e parë në botë, e cila përdor një dron të vogël për tu shërbyer klientëve porositë. Ai do të shërbejë gjithë fundjavën si pjesë e festimeve për festivalin “Dream dhe Dare” me rastin e 60 vjetorit të Universitetit të Teknologjisë.
Për krijimin e këtij droni kanë punuar rreth 20 studentë për 9 muaj rresht. Qëllimi i tyre ishte të tregonin se si paisje të tilla të vogla mund të bëhen pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Droni, i cili njihet me nofkën “Blue Jay” ngjan me një disk të vogël, të bardhë fluturues.
Ai ka një rrip fosforeshent për sytë, fluturon në një tavolinë dhe të rri aty pezull deri sa merr porosinë e klientit. Konsumatori shënon në listë për të sinjalizuar se çfarë ata do të dëshironin. Kafeneja ofron katër lloje të ndryshme koktejesh alkoolike dhe jo-alkoolike, të cilat janë ose blu të ndritshme ose të gjelbër, njësoj si sytë e dronit. “Blue Jay është një zog inteligjent, i cili jeton në mjedise sociale komplekse”: thonë studentët. Ata besojnë se aplikimet e tij droni mund të jetë të pafundme: si aparat për të shuar zjarret, sistem alarmi apo mini-shërbëtorëduke ju përgjigjur urdhërave të tilla si: “më sillni një mollë.” Droni është i pajisur me sensorë dhe më kamera 3D për të analizuar mjedisin rreth tij dhe të identifikojë nevojat e pronarit të vet. Ndërtimi i secilit prej tyre kushton 2000 euro.