Secondary Adv

Google krijon sistemin e ri per identifikim e njerezve. Ja cili eshte ai...

Share on Google+

Deri tani ju jeni mësuar të përdorni shenjat e gishtave apo sytë për të zhbllokuar telefonin tuaj, por së shpejti do të jeni në gjendje të përdorni kafkën tuaj për të hapur pajisjet e ndryshme elektronike si edhe të dhënat personale.

 

Shkencëtarët e kompjuterit nga Universiteti i Shtutgardit, Universiteti i Saarlandit dhe Instituti i Informatikës “Max Planck” në Gjermani, kanë krijuar një sistem të quajtur “SkullConduct”.

Ata kanë treguar se përmes një zmadhuesi të vendosur në kafkë dhe një mikrofoni, të cilët lidhen me syzet e Google, është e mundur që përdoruesi të indentifikohet në mënyrë të saktë. Kjo teknologji nuk ka nevojë për tastierë, për arsye se ajo e bën të mundur identifikimin e një personi përmes tingullit të kafkës.  Ky është një sistem biometrik, i cili analizon frekuencën e përgjigjeve të tingullit të kafkës. Ky ndryshim në tingull bën të mundur që një paisje të hapet sa herë që ky veprim përsëritet, kështu Syzet e Google e njohin atë kur përdoren nga një përdorues specifik. Hulumtuesit thanë se ky sistem është krijuar për të rritur sigurinë në pajisjet elektronike. 


Më të lexuarat