×
Secondary Adv

Sistemi robotik i Japonise per parkimin e bicikletave

Share on Google+

Në Japoni të përdorësh biçikletën për të shkuar  nga njëri vend tek tjetri apo thjesht për të shëtitur është një mënyrë mjaft e zakonshme, por të gjesh një vend parkimi është mjaft e vështirë.

 

Japonia dallohet për shpikjet e saj gjeniale dhe së fundmi ajo ka gjetur një zgjidhje mjaft inteligjente për parkimin e biçikletave.

Aty është ndërtuar një sistem robotik i quajtur “Eco Cycle”, i cili është 10.9 metër nëntokë  dhe mund të mabjë deri në 204 biçikleta njëkohësisht. Për të përdorur atë, ju duhet të bashkangjitni një çip në rrotën e përparme të biçikletës tuaj, i cili lidhet me llogarinë tuaj te “Eco Cycle”. Kur ju ndaloni aty, sistemi do e njohë se ju jeni një klient që keni paguar, kështu që thjesht shtypni butonin dhe do të merrni biçikletën tuaj. Kjo mund të konsiderohet si një ndër shpikjet më të zgjuara dhe më të domosdoshme deri tani. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

  


Më të lexuarat