
JON Construction sjell produktin inovativ SIVIT per dysheme dhe riveshje me rezine
Jon Construction sjell ne tregun Shqiptar Sivit, rezinën e cilësisë më të lartë në treg.“Sivit” është çertifikuar sipas normativave ndërkombëtare.Ajo përdoret në: industrinë mekanike, automotive, aeronautike, kimike, ushqimore, tipografike, elektronike, magazina dhe logjistika, ndërrmarjet spitalore, garazhet dhe parkimet, zyra dhe studio, ambiente publike dhe struktura sportive.
SIVIT prodhon formulime dhe sisteme aplikimi të aftë për të përmbushur kërkesat në industrinë ushqimore, me zgjidhje të qëndrueshme dhe funksionale sidomos në lidhje me:
- Rezistencë të lartë ndaj substancave të ndryshme
- Forcë të lartë mekanike
- Lehtësi në pastrim dhe rezistencë ndaj larjeve të shpeshta
- Papërshkueshmëri ndaj ujit dhe kimikateve agresive
Zyra dhe studio
Shtrim për studio dhe zyra profesionale do të thotë të mbështetesh në produkte lehtësisht të adaptueshëm, cilësorë dhe që i rezistojnë kohës. Në këtë mënyrë ju krijoni një ambient pune të rehatshëm, dinamik, inovativ dhe të këndshëm.
Struktura sportive dhe vende publike
Shkolla/ qendër koferencash /teatër dhe kinema /panaire /qendra tregëtare /zonat e këmbësorëve/ tarracat.Ato kombinojnë nevojën e performancës dhe qëndrueshmërisë në mjediset industriale me pritshmëritë e realizimit dhe përdorshmërisë, të cilat janë në përputhje me jetën e përditshme si për shembull: sipërfaqe anti-rrëshqitshme dhe dallimet me ngjyra ndërmjet zonave të përshtatshme për përdorime të ndryshme.Të gjitha të bëra me ngjyra, që janë dinamike dhe joshëse, sidomos përsa i përket zgjedhjeve stilistike si:ngjyrosja, cilësia dhe lustrimi i sipërfaqeve.
Industria mekanike
Përvojë e gjerë me SIVIT në industrisë mekanike e ka bërë kompaninë një bashkëpuntor mjaft të besueshëm dhe të privilegjuar mes shumë kompanive të tjera të mëdha kombëtare.Në lidhje me industrinë mekanike për dyshemetë me rezinë ne ofrojmë:rezistencë të gjatë në kohë, mundësi për tu pastruar lehtë, sipërfaqe jo-rrëshqitshme që përmirësojnë kushtet e punës.
Industria e ushqimit
Higjiena është një element mjaft i rëndësishëm në industrinë ushqimore. Dyshemetë me rezinën SIVIT janë zgjidhja më përshtatshme për këtë fushë, pasi ato karakterizohen nga sipërfaqe jo toksike dhe të pastra, me një prani të caktuar nyjesh të cilat ndalojnë akumulimin e papastërtive dhe baktereve.
Spitalet
Në mjediset e kujdesit shëndetësor dhe në veçanti te dhomat operative ose në prani të pajisjeve elektronike për diagnozën, është thelbësore të shmanget akumulimi i ngarkesave elektrostatike.Zgjedhja Sivit garanton vlerat e përçueshmërisë, të cilat respektojnë në mënyrë të përkryer rregullat specifike. Për më tepër ajo lejon që mjedisi në dhomat operative të mbahet i sterilizuar.
Garazhet dhe vend parkimet
Makinat e parkuara depozitojnë në dysheme mbetje të lëngshme të tilla si: ujë, naftë dhe lëndë të tjera djegëse. Prandaj në shtrimin e dyshemeve për këto ambjente është më e dobishme të mbështetemi në materiale, të cilët janë të papërshkueshëm nga uji apo lëndë të tjera.
Per me teper informacion rreth JON-Construction klikoni ketu
Më të lexuarat








