×
Secondary Adv

Njihuni me kameren fluturuese qe ju ndjek kudo qe shkoni

Share on Google+

Edhe pse paisja "Hover Camera" ka katër helika, qëndron në ajër dhe ka një kamera në pjesën e përparme, krijuesi i saj preferon ta quajë "kamer fluturuese" dhe jo dron.

 

Ajo do të jetë me ju kur ecni, kur të jeni duke ngrënë një akullore, kur të ngisni biçikletën, ajo do të jetë pas jush pa qenë nevoja për kontrollues të komplikuar që ta drejtojnë atë. Ajo është e bërë nga fibra karboni, është e lehtë, e vogël dhe nuk kërkon një regjistrim FAA për të fluturuar.

Paisja ka një program, i cili gjurmon dhe fikson fytyrën e personit  dhe e ndjek atë kudo që ai shkon. Ajo ruan një distancë pak metër larg tij me qëllim që të shmangë mundësinë e ndonjë përplasjeje. Kamera mund të fluturojë deri në lartësinë 50 metër. Ajo ka një kamer të përparme 13 megapiksel, bën video me rezolucion deri në 4K, por mund të regjistrojë dhe video të plotë HD. Paisja ka një sistem, i cili e lejon të gjurmojë zhurmat dhe poyicionin e saj në lidhje më objektet e tjera për të mos u përplasur.

Hover Camera ka një bateri, lehtësisht të ndërrueshme, e cila është e mjaftueshme për deri në 8 minuta fluturim. Kjo është vërtet kohë e shkurtër, por ajo dot vijë me 4 bateri për deri në 30 minuta fluturim. Hover Camera do të dalë në treg këtë verë dhe do të shitet për më pak se 600 dollarë.

  


Më të lexuarat