Japonia shenon revolucion teknologjik ne industrine e sherbimit. Ja cila eshte arsyeja...
Parashikimet e bëra nga një ekspert i inteligjencës atificiale tregojnë se në më pak se pesë vjet, punët në zyra do të zhduken plotësisht pasi robotët do të zëvendësojnë njerëzit.
Ata mund ti kryejnë këto punë shpejt dhe automatikisht, ndërkohë që modelet më të fundit janë gjithashtu të aftë të marrin vendime apo të kryejnë detyra të bëra tradicionalisht nga njerëzit. Fakti se një robot nuk mund ti bëjë këto detyra menjëherë, por duhet të mësojë vazhdimisht se si ti bëjë më mirë dhe më shpejt ato, do të thotë se në zyra nuk është më i nevojshëm punësimi i shumë njerëzve si dikur.
Një vend, i cili sjell gjithmonë modele të reja robotësh në treg është Japonia. E ardhmja e shërbimit ndaj klientit në këtu po bëhet gjithnjë e më robotike. Me një popullsi në plakje dhe me rezistencë të madhe ndaj imigrimit të të huajve, shumë biznese po “punësojnë” robotë.
Së fundmi në parkun “Huis Ten Bosch” është vendosur të futen 200 robotë si pjesë e stafit. Sipas pronarëve ky është vetëm fillimi i një revolucioni teknologjik në industrinë e shërbimit në vend.
Ky park do të hapë zonën e ashtuquajtur “mbretëria e robotëve” në muajin korrik. Vizitorët aty do të mund të provojnë ushqim tradicional japonez të gatuar nga një kuzhinier robotik, 10 lloje të ndryshme koktejesh të përgatitura nga një barist autonom dhe pjesa tjetër robotike e stafit e cila do ju shërbejë klientëve dhe do të pastrojë tavolinat. Një biletë për të vizituar parkun “Huis Ten Bosch” për ditën kushton 6.500 jen ose 58 dollarë (40 paund).