
Panele dekorative termoizoluese Izodekor nga Izoterm Albania
IZOTERM® ka instaluar një linje për prodhimin e një game të gjerë të produkteve dekorative të cilat mundësojnë krijimin e stileve të ndryshme sipas preferencave për fasadat e ndërtesave. Emri tregtar i produkteve është IZODEKOR (Izolime dhe Sisteme Dekorative).
Produktet IZODEKOR krijojnë mundësi të mëdha për dekorimin, rinovimin e fasadave në një kohë shumë të shkurtër, ato janë estetike, të thjeshta në aplikim dhe me cilesi të lartë.“Panele dekorative termoizoluese IZODEKOR” është një element përbërës i fasades, i lehtë, që përdoret njëkohësisht për dekoracion dhe termoizolim në çdo tip ndërtese, si në ndertesat e reja ashtu edhe në ato ekzistuese.
AVANTAZHET E PANELEVE IZODEKOR
PARAQITJA ESTETIKE: Panelet Izodekor mundësojnë një pamje estetike të fasadës së ndërtesës (të re ose rinovuar), gjë që arrihet nëpërmjet gamës së modeleve standarde por dhe të personalizuara.
APLIKIMI PRAKTIK: Panelet IZODEKOR vendosen direkt në mur pa patur nevoje për rrjetë, grafiato etj.. Kjo gjë mundeson një aplikim të thjeshtë në një kohë shumë më të shkurtër, pa shkaktuar ndotje të mjedisit.
PERFITIM EKONOMIK: Ky produkt inovativ mundëson kosto shumë më të ulët nga sistemet me produktet dekorative guri ose betoni. Gjithashtu reduktimi materialeve shtesë dhe ulja e kostos për njesi te fuqisë punëtore është një avantazh i rëndësishëm .
QENDRUESHMERI: Shtresa veshëse speciale e tij ndikon që panelet IZODEKOR të jenë rezistent ndaj faktorëve atmosferike.
KURSIM I ENERGJISE MBI 60%: Panelet IZODEKOR mundësojne një rentabilitet energjitik të njëjtë me sistemin tradicional të izolimit termik të fasadave nga jashtë (Mantel ose “Cappotto”) dhe kanë disa përparësi evidente, të cilat janë:
REDUKTOHET KOHA E APLIKIMIT: Është shumë më i shpejtë per t’u aplikuar se sistemi i njohur tradicional “Cappotto” (me rrjetë, kollë, grafiato).
NUK KRIJOHEN MBETJE: Panelet IZODEKOR janë të gatshme per montim dhe nuk krijojnë mbetje në aplikim si Sistemit Izolimit Termik të fasadave të jashtëm (“Cappotto”).
REDUKTOHET KOSTO: Kostoja e punimeve (materiale dhe fuqi punëtore) është më e ulët krahasuar me atë të Sistemit Izolimit Termik të fasadave (“Cappotto”).
SIPERFAQE E LEMUAR: Materiali me të cilin vishen panelet IZODEKOR në kushtet e prodhimit në fabrikë ofron një siperfaqe uniforme, shumë më të lëmuar se në rastin e aplikimit të sistemit “Cappotto” (Grafiato e realizuar në mënyrë manuale ndikon që fasada të mos japë imazhin e duhur kur ndricohet).
PARAQITJE ESTETIKE: Panelet, të cilat mund të konfigurohen në forma nga më të ndryshmet, krijojnë kushte për zgjidhje të pafundme dekorative. Fasada e ndërtesës mund të ketë një siperfaqe e cila i referohet sipas rastit: drurit, terra cotta-s, qeramikës ose veshjes me tulla dekorative.
“LIMITI JONE FANTAZIA JUAJ!”
Per me teper informacion rreth Izoterm Albania (Alba Road) klikoni ketu
Më të lexuarat








