Kina nderton stacionin e pare lundrues per energjine berthamore
Energjia bërthamore shumë shpejt është bërë një burim kryesor energjitik për shumë kompani.
Fatkeqësitë që kanë ndodhur në të kaluarën, ndikimi në mjedis si dhe rreziku për shëndetin e njerëzve janë disa nga faktorët, të cilët e kanë lënë në hije prodhimin e energjisë bërthamore.
Por në vend të ndërtimit të centraleve bërthamorë në bregdet apo në afërsi të qenrdrave të banuara, pse mos i ndërtojmë ata në det? Pikërisht kjo është ajo që planifikon të bëjë Kina. Ajo është duke ndërtuar një grup prej 20 gjeneratorë të energjisë bërthamore të montuar në një anije. Sipas “Gizmodo” kjo do të sigurojë energji për vendet e largëta në Detin e Kinës Jugore.
Shqetësimi kryesor për këto anije bërthamore është siguria. Edhe pse centrali do të jetë në mes të oqeanit larg nga njerëzit, ai rrezikon të dëmtohet nga stuhitë në det apo oqean dhe kjo mund të kenë ndikime të mëdha mjedisore. Afati për përfundimin e këtij projekti është i shkurtër , ai pritet të vihet në punë në vitin 2018.