×
Secondary Adv

Bioo Lite sistemi qe ju lejon te karikoni paisjet tuaja elektronike me ane te bimeve

Share on Google+

Një kompani në Barcelonë ka krijuar një sistem, i cili përdor fotosintezën e bimëve për të karikuar paisjet tona elektronike.

 

Sistemi, i quajtur “Bioo Lite”, prodhon energji elektrike duke përdorur vetëm këta elementë: ujin, dheun (tokën) dhe çdo lloj bime që mund të gjendet në shtëpi.

Sipas dizenjuesve prodhimi i energjisë nga ky sistem mund të bëjë deri në 3 rimbushje të plota gjatë 24 orëve për shumicën e smartphon-ave dhe tabletëve. Ekipi garanton se sistemi “Bioo Lite” do të jetë në gjendje të karikojë një smartphone dy apo tre herë në ditë për të paktën 5 vjet. Kompania synon që të fillojë dërgesat e para në muajin dhjetor, bimët nuk janë të përfshira. Kjo vazo do të kushtojë rreth 135 dollarë.

 


Më të lexuarat