Secondary Adv

Njihuni me pasqyren me te fundit inteligjente, e cila nuk eshte aspak si ato qe keni pare deri tani!

Share on Google+

Ne të gjithë i përdorim çdo ditë pasqyrat, sidomos për tu bërë gati në mëngjes dhe për të vazhduar më pas me aktivitetin e ditës. Por një inxhiner nga Kalifornia, i quajtur Ryan Nelwan ka krijuar së fundmi një pasqyrë inteligjente më ekran me prekje, e cila punon me programin që ai vetë ndërtoi.

 

Ai postoi në Youtube një video për të treguar “aftësitë” e pasqyrës, e cila me të vërtetë është e pabesueshme. Gjëja e parë që ju do të shihni është “Home Screen”,  i cili paraqet disa në cep të ekranit disa aplikacione. Ajo është gjithmonë e ndezur, por ju mund ta mbani edhe në modalitetin “pushim”, kështu pasqyra nuk do të shfaqë asnjë lloj informacioni.

Në anën e majtë të ekranit ajo tregon informacione mbi motin, sa kohë ju duhet për të shkuar në punë dhe vendndodhjen tuaj aktuale. Kurse në anën e djathtë ajo tregon datën dhe orën. Gjithashtu në cepin e majtë të saj është edhe një buton “luaj”, i cili shërben për muzikën. Gjithashtu ajo ka dhe një buton qëndror, me anë të së cilit shfaqen të gjitha aplikacionet. Aty ju mund të shikoni video, të rregulloni volumin dhe pozicionimin e saj në mënyrë që mos ju pengojë ndërkohë që bëheni gati. Për momentin ky produkt është ende një prototip, por shpresojmë që Nelwan ta sjellë atë edhe për publikun.


Më të lexuarat