Lentet e reja te Sony mund te regjistrojne cdo gje qe ju shihni
Kompania “Sony” ka prezantuar idenë e saj për krijimin e lenteve inteligjente, të cilat janë të afta të regjistrojnë, të luajnë video, si edhe të bëjnë foto vetëm duke mbyllur qepallat.
Në fillim të këtij muaji ajo ka paraqitur një kërkesë për patentë, duke treguar edhe sesi lentet inteligjente do të përdorin lëvizjet e qepallave të syrit për të aktivizuar funksione të ndryshme.
Ato përmbajnë gjithashtu një kamera si edhe një njësi për ruajtjen e të dhënave. Gjithashtu përdorin sensorë për të kuptuar se kur përdoruesi mbyll qepallat dhe në varësi të kohës se sa ato qëndrojnë mbyllur, lentet mund të bëjnë dallimin e një lëvizje vullnetare apo aksidentale. Lentet e Sonyt mund të regjistrojnë dhe ruajnë imazhet në një hapësirë të brendshme. Kjo do të thotë që ju do të mundeni të keni qasje në të gjitha regjistrimet shumë lehtë dhe shpejtë.Sipas patentës ato mund të bëjnë fotografi, imazhe të qarta e të turbullta dhe menaxhojnë fokusin automatik, zmadhimin etj. Aplikimi për patentim është bërë që në shkurt të vitit 2014, por ende nuk është shqyrtuar.