Puma krijon robotin, i cili do te ndihmoje atletet te vrapojne me shpejt
Kompania “Puma” në bashkëpunim me agjensinë “J. Walter Thompson” në Nju Jork ka krijuar një robot të vogël, i cili do i ndihmojë atletët të vrapojnë më shpejt.
Roboti quhet “Beatbot” dhe ka pamjen e një kutie këpucësh. Ai arrin shpejtësinë 44 km/h duke sfiduar edhe atletët më të mirë në botë si Usain Bolt.
Roboti ka 9-të sensorë me rreze infra të kuqe, i projektuar për të ndjekur vijat e bardha në fushën e vrapimit dhe bën më shumë se 100 manovra në sekondë për të qëndruar në vijë, për të kaluar kthesat dhe për të kaluar vijën e finishit.
“BeatBot” gjithashtu ka kamera “GoPro” nga para dhe mbrapa dhe drita LED për shikim më të lehtë nëse njerëzit vrapojnë natën. Tani për tani, prodhuesi i këpucëve është duke e prodhuar “BeatBot” vetëm për atletët e vetë, por më vonë pritet të lansohet edhe për konsumatorët.