Shtepite luksoze nenujore ne Dubai ne shitje per 12 milion dollare
A keni dëgjuar për një grup ishujsh në bregdetin e Dubait të njohur me emrin “Zemra e Europës”?
Ata janë një rikonstruksion artificial i kombeve aktuale të europës, por sigurisht në një shkallë më të vogël, pjesë e një zinxhiri edhe më të madh ishujsh të njohur si “The World”.
Miliarderi Richard Branson zotëron ishullin, i cili përfaqëson Britaninë e Madhe. Sipas firmës së dizajnit “Kleindienst Group” për realizimin e këtij projekti janë dashur më shumë se 5000 orë hulumtime dhe 13 000 orë projektim. Më shumë se 200 dizenjues, inxhinierë dhe arkitektë nga 25 vende të ndryshme kanë punuar për të kthyer këtë fantazi nënujore në realitet.
Kur të përfundojë projekti do të ketë 125 struktura me nga tre kate dhe secila banesë do të kushtojë 2.8 milion dollarë. Faza e parë e tij pritet të mbarojë në tetor të vitit 2016.