×
Secondary Adv

Emiratet Arabe po planifikojne ndertimin e malit artficial per te shtuar sasine e rreshjeve

Share on Google+

Së fundmi qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka vendosur të ndërtojë një mal articial me qëllim shtimin e sasisë së rreshjeve në vendin e përfshirë nga thatësira.

 

Terreni i sheshtë dhe shkretëtirat e bëjnë të pamundur që ajëri të ngrihet në lartësinë e duhur për të formuar retë.  Ideja është që ky mal artificial të shtyjë ajrin lart, duke i dhënë atij lartësinë e mjaftueshme për të formuar retë, të cilat më pas mund të shkaktojnë shiun.

Teorikisht kjo ide mund të transformojë një shkretëtirë në një hapësirë të gjelbër. Ky nuk është projekti i parë ambicioz që zyrtarët e EBA kanë nisur për transformimin e mjedisit. Ata janë të njohur për ishujt artificialë dhe karaketristika të tjera ekologjike artificiale. Faktorët kryesorë që do të përcaktojnë të ardhmen e këtij projekti janë kostoja dhe mundësitë teknologjike. Nëse qeveria e EBA  ndërmerr këtë projekt, ai do të rezultojë si transformimi ekologjik më i madh i shkaktuar ndonjëherë artificialisht.


Më të lexuarat