×
Secondary Adv

Cikago se shpejti me nje mjet te ri transporti. Ja cili eshte ai...

Share on Google+

Qyteti i Çikagos së shpejti mund të ketë një formë të re transporti, që do të lidhë disa nga atraksionet turistike më të njohura të tij.

 

“The Skyline” u projektua nga dy firma arkitektonike “Marks Barfield Architects” dhe “Davis Brody Bond”. Nësë ky projekt miratohet, atëherë ai do të shërbejë si një formë praktike e transportit dhe do ju ofrojë udhëtarëve një pamje gjithëpërfshirëse të liqenit dhe arkitekturës të qytetit nga një lartësi rreth 56 metër mbi tokë.

Ata shpresojnë që teleferiku të bëhet një pikë referimi ikonë brenda qytetit. Këta teleferikë janë të dizajnuar për të transportuar deri në 3.000 njerëz në orë dhe do të bëjnë një tur nëpër qytet për 30 minuta, me ndalesa gjatë rrugës. Bileta për të udhëtuar me një teleferik të tillë do të kushtojë 20 dollarë. Thuhet se projekti do të kushtojë rreth 250 milion dollarë.


Më të lexuarat