Pas 4600 vjetesh, me ne fund mund te shohim ne thellesi te piramidave misterioze te Egjyptit
Ju mund të keni menduar se çfarë ka brenda një piramidë? Si mund të duket ajo? Si është ndërtuar për ti rezistuar kohës?
Tani ne mund të mësojmë pak më shumë rreth tyre në sajë të rrezeve kozmike. Arkeologët kanë filluar të përdorin një teknologji të re për të mësuar dhe për të kuptuar më shumë rreth tyre.
Projekti i ri, i quajtur “Scans Pyramids” përdor rrezet kozmike për të ndërtuar hartat e brendshme të këtyre strukturave tërheqëse egjiptiane. Imazhet tregojnë dhomën e brendshme të një piramide 4,600-vjeçare e njohur si “Piramida Bent.” Ajo është një monument 105 metër, 40 km në jug të Kajros. Kjo piramidë, ka dy hyrje, që mundë të hapen mbi dy korridore kryesore të dy dhomave të varrimit, të cilat ndodhen mbi njëra tjetrën.
Shkencëtarët janë duke përdorur grimcat Muon, të cilat vijnë nga rrezet kozmike dhe depërtojnë thellë në gur. Duke përdorur këto, studiuesit mund të vlerësojnë se sa i trashë është guri i përdorur dhe për të ndërtuar një hartë për pjesën e brendshme të saj. Për të mbledhur informacion të mjaftueshëm ajo u ekspozuar 40 ditë ndaj këtyre grimcave.