Kjo eshte paisja qe mund te prodhoje energji nga valet e oqeanit
Oqeanet janë ende kryesisht të paeksploruar dhe mbeten një nga burimet më pak të përdorura në këtë planet për prodhimin e energjisë.
Aty ka një sasi të pafund energjie, e cila mund të shfrytëzohet si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi të tij. Valët janë forca tepër të fuqishme të natyrës dhe një kompani po përpiqet të shfrytëzojë ato dhe të plotësojë deri në 15% të kërkesave për energji me një tekologji të vetme.
Paisja e quajtur “Triton” është krijuar nga kompania “Oscilla power”. Ajo përmban një seri të gjeneratorëve magnetikë dhe noton në sipërfaqe të oqeanit, e mbajtur në një vend nga litarë në shtratin e detit. Sipas kompanisë paisja mund të gjenerojë 1/3 e kërkesave së SHBA-së për energji, duke shënuar një ndryshim të madh në prodhimin e energjisë së gjelbër.
Çdo njësi prodhon deri në 600KW, e cila është e barabartë me 500 shtëpi të SHBA-së për një muaj.