Secondary Adv

E-Volo, kompania gjermane qe shume shpejt do te nxjerre ne treg taksite ajore

Share on Google+

Kompania gjermane e-Volvo ka krijuar një helikopter të vogël të quajtur Volvocopter, i cili mund të jetë e ardhmja e  transportit urban.

Volocopter-i elektrik ka 18 helika, mund të fluturojë jashtëzakonisht qetë në ajër dhe është i përshtatshëm për dy persona.Ai është i pajisur me gjashtë bateri dhe mund të fluturojë për 20 minuta. Ai mund të ngrihet dhe të ulet në tokë vetëm duke përdorur një levë të thjeshtë. Qëllimi i kompanisë është që të zgjatë kohën e fluturimit të paktën deri në një orë. 

 

Kohët e fundit “Volocopter” ka marrë lejen për të fluturuar në Gjermani si një avion super i lehtë, duke lejuar e-Volo-n të fillojë testimin e fluturimit me ekuipzhin e tij. Ky helikopter i vogël ka gjithashtu 20 kompjutera të pavarur, të cilët e lejojnë atë të fluturojë në mënyrë tërësisht autonome.

E-Volo synon që brenda dy vjetëve të nxjerrë modelet e këtij produkti, me qëllim për ta përdorur në sportet ajrore dhe më vonë si një shërbim taksie ajrore. Versioni final i Volocopter do të jetë në gjendje të fluturojë me një shpejtësi rreth 99.7 km/h.


Më të lexuarat