5 vendet me te mira per tu vizituar ne 2016, midis tyre edhe Shqiperia
Stina e verës po afron dhe dëshira jonë për të udhëtuar rritet. Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim aventurë, atëherë hidhini një sy listës së mëposhtme të haruar nga portali “Your Amazing Places”.
Ai rendit 5 vendet më të mira për tu vizituar në 2016 dhe midis tyre është edhe vendi ynë.Në to do të gjeni natyrë të bukur, histori, ushqime, plazhe dhe klube, pra ka diçka për çdo udhëtar.
1. Rumania
Rumania është një shtet, i cili shtrihet në Europën lindore. Ai tërheq me qindra turistë nga vende të ndryshme të botës jo vetëm me natyrën e bukur, por edhe me arkitekturën klasike dhe historinë e kombit.
2. Shqipëria
Duke mbetur disi misterioze, fqinjët e Shqipërisë kanë kuptuar se ai është një vend ideal pët tu vizituar. Aty ju do të shihni shumë vende, të cilët janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO -s, qytete të lashta dhe ndikimet osmane që datojnë prej mijëra vjetësh. Gjithashtu këtu ju mund vizitoni vendet bregdetare ose ato malore.
3. Kolumbia
Harrojeni reputacionin e keq që ka ky vend i vogël i Amerikës Jugore, e gjitha është pjesë e së kaluarës pasi qeveria ka bërë një punë të madhe në stabilizimin e vendit. Vendasit janë mikpritës dhe me kënaqësi do ju tregojnë për vendet që mund të vizitoni. Vizitat e turistëve të huaj u rritën nga 0.6 milionë në vitin 2007 në 2.5 milionë në vitin 2014.
4. Kuba
Duke marrë parasysh se kjo oazë e paqës është duke u hapur politikisht, me çka edhe është duke ndryshuar dhe zhvilluar, Kuba sivjet është një nga destinacionet që duhet t`i vizitoni. Vetura të viteve 50`, ndërtesa të vjetra dhe të mëdha të ndikuara nga arkitektura spanjolle, muzika salsa, të gjitha këto ju garantojnë një atmosferë të veçantë dhe gazmore.
5. Nepali
Nepali është shtëpia e malit më të lartë në botë. Njerëzit këtu kanë bërë një punë të madhe për tu rimëkëmbur pas tërmetit dhe që turistët dalë nga dalë të kthehen në vendin e vetmuar. Ky është një destinacion ideal për ata që e pëlqejnë alpinizmin dhe natyrën malore.