Keni nevoje per motivim? Njihuni me aplikacionin, i cili do ju paguaje per tu stervitur
Mund të jetë e vështirë të qëndrosh i motivuar, kur je duke u përpjekur të humbasësh peshë apo të merresh me një aktivitet të caktuarfizik.
Tani një aplikacion i ri mund tu japë nxitjen (stimulin) e nevojshme që ju të jeni aktivë. Aplikacioni i quajtur “Sweatcoin” gjurmon hapat tuaj duke përdor sensorë në iPhone si dhe “software komplekse”, për tu siguruar që ju nuk po mashtroni.
Më pas ai ju shpërblen më një monedhë dixhitale. Tani për tani ky aplikacion është i vlefshëm vetëm në Angli dhe ofron 1 monedhë për 1 000 hapa. Shpërblimet përfshijnë: Këpucë vrapimi Vivobarefoot, veshje infra-të kuqe Kymira dhe mësimë fitnesi nga Wonderush ose BOOMCycle.
Për të vënë këtë në perspektivë, udhëzimet zyrtare i inkurajojnë njerëzit të ecin nga 5.000 deri në 10.000 hapa në ditë. Një aplikacion i Android është në zhvillim dhe pritet të hapet edhe në rajone të tjera së shpejti.