×
Secondary Adv

Kompania kineze Xiaomi prodhon oren e pare inteligjente per femije

Share on Google+

Gjigandi kinez i teknologjise “Xiaomi” së fundmi ka nxjerrë në treg një orë te projektuar posaçërisht për fëmijët.

 

Ajo quhet Mi Bunny dhe qëllimi i krijimit të saj është të ndihmojë prindërit të gjuromojnë fëmijët e tyre. Ora ka një kartë SIM 4G dhe një ekran LED ku mund të shfaqen simbole 8 bitëshe.

 

Me anë të kësaj ore fëmijët mund të dërgojnë mesazhe zanorë ose të bëjnë telefonata emergjente. Mi Bunny me Wi-Fi dhe një smartphone nëpërmjet Bluetooth-it. Bateria e saj zgjat deri në gjashtë ditë.

GPS lejon prindërit ose kujdestarët e fëmijëve të dinë vendndodhjen e tyre të saktë në çdo kohë. Ai është i përshatshëm për paisjet Android dhe iOs dhe kushton 50 dollarë.


Më të lexuarat