×
Secondary Adv

Ky eshte roboti humanoid qe do te eksploroje oqeanet ne thellesite e pamundura per njeriun

Share on Google+

Roboti humanoid i quajtur “OceanOne,” bëri udhëtimin e tij të parë mbi 100 metra nën sipërfaqen e detit.

 

Ai u përdor për të kontrolluar mbetjet e anijes “La Lune”, e cila i përkiste mbretit Louis XIV, por u mbyt në Mesdhe në vitin 1664, 20 milje larg bregut jugor të Francës.

Thesaret e panumërt që ishin në këtë anije kanë mbetur të paprekura nga dora e njeriut për shekuj me radhë. Një ekip arkeologësh studiuan mbetjet e anijes dhe një profesor i shkencave kompjuterike gjeti një vazo në madhësinë e qitros. Për të marrë vazon ata përdorën robot humanoid OceanOne, i cili është projektuar me qëllim për të studiuar shkëmbinjtë nënuhoirë të Detit të Kuq apo thellësi të tjera të ujit, të cilat janë të rrezikshme për njeriun.

Ai është projektuar me inteligjencë artificiale dhe sisteme reagimi me prekje. Tani për tani ai mbetet i vetmi prototip, por arkeologët kanë shpresa për të ndërtuar më shumë njësi tilla për të punuar së bashku nën det.


Më të lexuarat