×
Secondary Adv

15-vjecari kanadez zbulon qytetin e humbur Maja

Share on Google+

Një student 15-vjeçar nga Kanadaja duket se ka bërë një zbulim të pabesueshëm. 

 

William Gadoury, i cili banon në një qytet të vogël me 60 mijë banorë në veriperëndim të Montrealit, ka kaluar orë të tëra duke studiuar diagramet e yjësive dhe hartat e qyteteve antike të majave.

Ai hodhi idenë se Majat i kanë ndërtuar qytetet duke u bazuar në konstelacionet (yjet) e tyre. Pasi analizoi 22 yjësi  zbuloi  se ato korrespondonin me vendin e 117 qyteteve të shpërndara nëpër Meksikë, Guatemalë, Honduras dhe El Salvador. Duke bërë këto krahasime në një prej yjësive ai kuptoi se një qytet mungonte. Pra për 3 yje korespondonin vetëm 2 qytete.

Për të zgjidhur enigmën ai përdori Google Earth dhe imazhet satelitore të zonës së xhunglës së Jukatanit. Teoria e tij u konfirmua nga shkencëtari i Agjensisë Hapsinore Kanadeze, Daniel De Lisle. Gadoury e quajti atë qyteti “K’aak Chi”, e cila përkthehet “Goja e Zjarrit”. 


Më të lexuarat